Comedy Central është një kanal televiziv kabllor amerikan i zotëruar nga Paramount Skydance Corporation me seli në Manhattan. Kanali përmban programacion humoristik në formë të serialeve televizive, programeve speciale të stand-up komedisë, si dhe filmave artistikë. Një pjesë e tyre janë prodhime origjinale, ndërsa shumë prej tyre janë të licensuara.
Kanali u lansua më 1 prill 1991 si CTV: The Comedy Network pas bashkimit të dy kanaleve televizive të kushtuara humorit, dikur në kuadër të HBO-së dhe MTV-së. Që prej viteve 1990, ai ka transmetuar programe të jashtëzakonshme duke përfshirë Mystery Science Theater 2000 dhe Onion World, ashtu si edhe programe varieté/bisedore (talk show) nga humoristë si Rachel Sweet, Allan Havey, dhe Jon Stewart. Shikueshmëria e tij ka qenë relativisht e vogël deri në fundin e viteve 1990 me nisjen e programit The Daily Show me nikoqirin e tij Craig Kilborn e më vonë Jon Stewart, kur njëkohësisht pësoi një ndryshim fokusi kah humori politik. Ai depërtoi me premierën e serialit South Park në 1997. Ndërmjet propagandës gojore u rritë numri i rrjetave kabllorëve, që Comedy Central në program e marren, që kështu deri 1998 mbi gjysma e shtëpive amerikane mund ta shikonin kanalin.
Që prej nëntorit 2023, Comedy Central qaset prej 68 milionë familjeve me televizion kabllor. Pikun e fitoi në 2011 kur mbërriti 99 milionë familje me televizion kabllor.[1]
Seritë te Comedy Central
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "U.S. cable network households (universe), 1990 – 2023". wrestlenomics.com (në anglisht). 14 maj 2024. Marrë më 28 korrik 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare në internet
- Comedy Central (comcentral.com) tek Wayback Machine(arkiva index)
| 👁 Stub icon | Ky artikull rreth televizionit është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
