|
👁 Image Alves duke festuar fitimin e Superkupës 2015 me Barcelonën | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Daniel Alves da Silva[1] | ||
| Data e lindjes | 6 maj 1983 (42 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Juazeiro, Brazil | ||
| Gjatësia | 1.71m (5ft 7in)[2] | ||
| Pozicioni(et) | Mbrojtës i djathtë | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | UNAM | ||
| Numri | 33 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 1996–1998 | Juazeiro | ||
| 1998–2001 | Bahia | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2001–2003 | Bahia | 25 | (2) |
| 2003–2008 | Sevilla | 175 | (11) |
| 2008–2016 | Barcelona | 247 | (14) |
| 2016–2017 | Juventus | 19 | (2) |
| 2017–2019 | Paris Saint-Germain | 48 | (2) |
| 2019–2021 | São Paulo | 76 | (8) |
| 2021–2022 | Barcelona | 14 | (1) |
| 2022– | UNAM | 11 | (0) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2003 | Brazili U20 | 7 | (0) |
| 2006– | Brazili | 107 | (7) |
Rekordi i medaljeve | |||
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubevetë sakta prej datës 23 janar 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 27 mars 2018 | |||
Daniel Alves da Silva (lindur më 6 maj 1983), i njohur thjeshtë si Dani Alves, është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si mbrojtës i djathë për klubin meksikan UNAM dhe kombëtaren braziliane. Alves është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit me 47 trofe gjithsej, përfshirë një trofe të fituar me të rinjtë.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sevilla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne vitin 2002-03 u huazua ne Sevilla FC nga EC Bahia. Alves u thirr per Kombtaren Braziliane te luaj per Kupen e Botes 2003 per te rinjte, dhe Brazili e fitoi. Alves u emrua si lojtari i trete me i mire ne turneun qe u mbajt, pas kesaj Sevilla e morri. Ne dhjetor te vitit 2006, Alves nenshkroi kontrate te re me Sevillen deri me vitin 2012. Ne sezonin 2006-07 ai u tregu fantastik, ai i luajti 47 ndeshje dhe shenoi 5 gola. Ai luajti qdo loje me Sevillen per Uefa Cup ku dhe e fitoi kete turne. Me 1 gusht te vitit 2007, Alves thote per kanalin e Brazilit SporTV se ai deshiron te ike nga Sevilla per ndonje klub me te madhe, me vone tha edhe gazeta spanjolle Marca, Chelsea u interesua menjehere. Me 16 gusht te vitit 2007, Sevilla e refuzoi oferten e Chelseas per te levizur Alvesin ne Stamford Bridge, ai qendroi ne Sevilla per bashklojtarin e tij te vdekur Antonio Puerta.
Barcelona
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 korrik 2008, Alves u transferua te Barcelona duke firmosur një kontratë deri në qershor 2012 me një klauzolë lirimi 90 milion €. Ai u largua me lot nga Sevilja, duke i premtuar tifozëve se do të kthehej sërisht për të luajtur në klub, si dhe shtoi se ai mbërriti si djalosh dhe u largua si burr.[3] Shuma e transferimit ishte 23 milion £ të cilat u paguan menjëherë, si dhe 7 milion £ bonuse të ndryshme në varësi të performancave të Alves me klubin e ri. Alves u bë një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori dhe blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës.
Juventus
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 27 qershor 2016, Juventus njoftoi transferimin e Alves në një marrëveshje dy-vjeçare me mundësi rinovimi për një vit të tretë.[4] Ai debutoi zyrtarisht me klubin më 20 gusht në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës në Serie A.[5]
Profili
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai është i gjatë 173cm dhe peshon 64kg. por Alves është një prezencë fizike në fushë, dhe mund të rrezikojë në qdo pjesë të fushës. Ai lodhet rrallë, dhe edhe në kombëtaren e Brazilit luan si mbrojtës anësor, ku udhëheq kombëtaren në anën e djathë, duke luftuar shumë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ai ka shënuar 8 gola për Sevilla'n gjatë ndeshjeve, ku është shumë i rrezikshëm me këmbën e djathtë dhe të majtë, dhe gjithashtu është vdekjeprurës në situatat më të vështira.
Trofetë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sevilla
- 2007/08 Superkupën e Spanjës
- 2006/07 Kupën e Spanjës
- 2006/07 Kupën UEFA
- 2006/07 Superkupën e Evropës
- 2005/06 Kupën UEFA
Kombëtarja
- 2007 Kupën e Amerikës
Trofetë individual
- 2005/06 Lojtari më i mirë në Kupën UEFA
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "FIFA Club World Cup UAE 2009 presented by Toyota: List of Players" (PDF) (në anglisht). FIFA. 1 dhjetor 2009. fq.1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 28 mars 2014.
- ↑ "22 Dani Alves" (në anglisht). FC Barcelona. 4 janar 2015. Marrë më 4 janar 2015.
- ↑ "I have Sevilla to thank for everything..." [Duhet të falenderoj Seviljen për çdo gjë...] (në anglisht). Sevilla FC. 1 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2008. Marrë më 23 korrik 2008.
- ↑ "Dani Alves è bianconero" [Dani Alves është bardhezi]. juventus.com (në italisht). Juventus F.C. 27 qershor 2016. Marrë më 27 qershor 2016.
- ↑ "Juventus 2 Fiorentina 1: Super sub Higuain the hero on debut" [Juventus 2 Fiorentina 1: Super zëvëndësuesi Higuain hero në debutim] (në anglisht). FourFourTwo. 20 gusht 2016. Marrë më 21 gusht 2016.
- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lindje 1983
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë brazilianë
- Futbollistë në kombëtaren braziliane
- Futbollistë në Esporte Clube Bahia
- Futbollistë në Sevilla FC
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në Juventus F.C.
- Futbollistë në Paris Saint-Germain F.C.
- Futbollistë në Campeonato Brasileiro Série A
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të Kupës UEFA
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Konfederatave
