VOOZH about

URL: https://sq.wordpress.org/plugins/jetpack-videopress/

⇱ Jetpack VideoPress – Shtojcë WordPress | WordPress.org Shqipëri


Hidhu te lënda

Plugin Directory

Jetpack VideoPress

Përshkrim

LOJTËS VIDEOSH PËR WORDPRESS, PA REKLAMA, QË MUND TA PËRSHTATNI

Me një skemë grafike që të përthith, VideoPress-i është ideal për videografë, krijues, autorë filmash, edukatorë dhe blogues që kërkojnë të ngarkojnë me lehtësi video cilësie të lartë.

Ngritur për WordPress

Përfitoni nga integrimi i plotë me shtojcën më të mirë për strehim videosh krijuar enkas për WordPress. Sillini idetë tuaja në skenë dhe kurseni kohë, duke administruar videot tuaja në të njëjtën ndërfaqe me atë të sajtit tuaj. Mund të merrni dhe lini video drejt e në WordPress dhe t’i administroni te mediateka.

Videot pa reklama ofrojnë parje më të mirë

Jeni lodhur me shoqëri videosh që i dërgojnë klientët tuaj te aplikacioni i tyre për të parë video? Apo më keq, nga shfaqja e reklamave të papërshtatshme vizitorëve të sajtit tuaj? Lojtësi ynë i videove për WordPress, që mund të përshtatet, i mban njerëzit në sajtin tuaj, që projektorin e vëmendjes ta kontrolloni ju. Me VideoPress-in, mund të shmangni reklama të bezdisura, apo imponim marke lojtësi.

Strehim videosh me cilësi të lartë, të shpejta si rrufe

Hiqni qafe ndërlikimin e videove të vetëstrehuara. VideoPress ofron video plotësisht të strehuara dhe një CDN, për të garantuar shpejtësi të menjëhershme videosh për publikun tuaj anembanë rruzullit. Me infrastrukturën tonë të fuqishme dhe të qëndrueshme mund t’i jepni publikut tuaj video me lëvizje të shpejta, me 60 KPS dhe qartësi plotësisht 4K.

Një zgjidhje e plotë për video që nga Përpunuesi WordPress

Me bllokun Jetpack VideoPress, shtimi i videove te lënda juaj s’ka qenë kurrë më i lehtë. Ky mjet i fuqishëm ju lejon të futni pa mundim video drejt e nga Përpunuesi WordPress dhe vjen plot me veçori të thelluara, b.f., titra, përshkrime, kapituj, video private dhe figura afishe.

  • Transmetim Adaptiv – Videot luhen më shpejt, duke përshtatur automatikisht cilësinë e videos bazuar në gjerësinë e bandës dhe madhësinë e ekranit. Parësi prapë mund të zgjedhë cilësinë që do, që nga menuja.
  • Strehim i Qëndrueshëm Global dhe CDN Video-sh – Ngritur mbi infrastrukturën re të klasës botërore të WordPress.com-it, videot tuaja depozitohen në shërbyes të shumtë anembanë rruzullit, për të garantuar dhënie të shpejtë, pavarësisht se ku gjendet publiku juaj.
  • Titra, Përshkrime dhe Kapituj – Thjesht ngarkoni tekst për pjesët tuaja, përmes bllokut VideoPress dhe do të shfaqen te videoja, sapo ta botoni.
  • Përputhje Ngjyre Shtylle Ecurie – Shtylla e ecurisë së VideoPress-it tanimë përshtat ngjyrat e veta për t’u përputhur me skenat në videot tuaja. Kjo e bën lëndën tuaj vërtet të dalë në pah.
  • Bërë optimal për celular – Kaloni nga celulari në desktop dhe anasjellta, pa humbur një grimë.
  • Picture-in-picture – Nxirreni jashtë shfletuesit tuaj videon, për parje më të kollajtë.
  • Hyrje të Panumërta – Po punoni me një ekip? Nuk aplikojmë çmime për vend, ndaj kushdo që punon në sajtin tuaj mund të hyjë më vete.
  • Video me Cilësi të Lartë, deri në 4K – Shihni figura të kristalta në çfarëdo ekrani dhe madhësi të tij. Kemi shtuar shfaqje videosh për qartësi 1440p, 60 FPS dhe 4K të plotë.
  • Video pa reklama – Mbajeni vëmendjen te lënda juaj, jo te reklama që s’i kontrolloni dot.

Zgjidhja juaj one-stop për administrim videosh

Pulti i VideoPress-it është një vend i centralizuar për të ngarkuar dhe administruar videotekën tuaj. Filtrojeni sipas vlerësimesh, ose rregullimesh privatësie, shiheni videotekën tuaj në mënyra të ndryshme dhe ngarkoni video vendore te videoteka juaj Jetpack në re.

ME 💚 NGA JETPACK

Foto ekrani

Blloqe

Kjo shtojcë furnizon 1 bllok.

  • VideoPress Embed a video from your media library or upload a new one with VideoPress.

Instalim

Instalim

  1. Për t’i filluar, klikoni lidhjen Shtojca te anështylla majtas, mandej klikoni “Shtoni të Re”.
  2. Kërkoni për Jetpack VideoPress. Te përfundimet e kërkimit do të gjendet versioni më i ri. Klikoni mbi butonin “Instaloje Që Tani”.
  3. Më pas, klikoni mbi butonin Aktivizoje. Pas aktivizimit, do t’ju kërkohet të ujdisni VideoPress-in.

PBR

A është falas Jetpack VideoPress?

Jetpack VideoPress mund të provohet falas. Përfitoni strehim falas videosh për WordPress, për një video me madhësi kartele deri në 1 GB.

Që të merrni video të pakufizuara, me një depozitë 1 TB gjithsej, përmirësojeni me planin me pagesë.

A përfshihet Jetpack VideoPress në ndonjë plan Jetpack?

Lojtësi Jetpack i videove për WordPress përfshihet te plani Jetpack Complete. Aktualisht s’përfshihet në ndonjë plan tjetër.

Ka një kufi depozitimesh?

Plani falas ka një kufi prej 1 videoje dhe 1 GB.

Plani falas ka një kufi depoje prej 1 TGB.

Ka një kufi madhësie kartele?

Kufiri për madhësi kartelash është 5 GB. Por, në rrjete më të ngadaltë, ka një mundësi që rrjetit t’i mbarojë koha, para se të jetë në gjendje të ngarkojë video më të mëdha, te një sajt WordPress.

Shqyrtime

VideoPress ha problemi. Ho segnalato il problema a Jetpack ma non mi hanno nemmeno dato risposta. VideoPress non salva le configurazioni che inserisco ad ogni video, ne le impostazioni, titolo, flag ecc…. Ho fatto cancella cache ma nulla. Ho provato inoltre a sconnettere Jetpack, mi dice sconnesso, poi faccio aggiorna pagina ma in realtà non si scollega e resta connesso. Non funziona nulla. VideoPress is having problems. I reported the problem to Jetpack but they haven’t even responded. VideoPress doesn’t save the settings I add to each video, nor the settings, title, flags, etc. I cleared the cache but nothing. I also tried disconnecting Jetpack, it says disconnected, then I refresh the page but it doesn’t actually disconnect and stays connected. Nothing works.
The plugin does what it says on the tin. It is a great way to embed videos into your Wordpress website using the native ‘media upload’ tab. But trying to cancel… best of luck with that! You’ll navigate through a complex web of going from your Wordpress.org site to your Wordpress.com account with buttons that link to random places and a UX that generally makes it difficult to cancel your paid subscription. The reason I cancelled also is because I host a number of videos on different domains for me/clients and Jetpack only allows 1x subscription per domain, which then gets expensive on multiple sites. If they allowed you to host videos from one paid subscription for several different WP installs, I would have probably stayed.
DEVELOPERS KINDLY MAKE IT IN MONITISATIONS TO ALLOWED USERS ON ADMINISTRATION TO SELL OR RENT THEIR CONTENTS. EXAMPLES LIKE WP STREAM
Customer support is zero they are replying very late.i am facing issue with video upload, the video processing stuck at 0%multiple time i tried to upload the video but each time it stuck during processing at 0%
Nice plugin and excellent support 😄
But the customer service people pitched in and made it work. They were patient and helpful.
Lexojini krejt 15 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Jetpack VideoPress” është përkthyer në 24 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Jetpack VideoPress” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Regjistër ndryshimesh

3.1 – 2026-05-14

U ndryshuan

  • Internal: No longer require automattic/jetpack-changelogger as a per-project dev dependency.
  • Përditëso varësi paketash.

Fixed

  • Fix the Add new video button disappearing on the admin dashboard after the first video is uploaded.
  • VideoPress admin: add padding around the Settings section, make the hero full width on medium screens, and remove an empty pagination placeholder below the video library.

Të tjera

Asistencë

Çështje të zgjidhura në dy muajt e fundit:

1 nga 2 gjithsej

Shihni forum asistence